Covid-19: Britania e Madhe e largon Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme

Covid-19: Britania e Madhe e largon Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme

Britania e Madhe e ka larguar Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme sa i përket COVID-19.

Britanikët nuk këshillohen më që t’i shmangin udhëtimet në 32 destinacione, përfshirë edhe Kosovën.

Kjo u bë e ditur nga Zyra e Jashtme.

Më herët qytetarët ishin këshilluar që të mos udhëtonin drejt 32 shteteve për shkak të koronavirusit, e në mesin e këtyre vendeve ishte edhe Kosova.

Zyra e Jashtme britanike tha se ndryshimi i politikës pason përmirësimin e shëndetit publik në shumë vende” dhe zvogëlimin e rrezikut për shtetasit britanikë.

Në Kosovë gjatë 24 orëve sipas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë u raportua për një viktimë dhe 34 raste të reja me COVID-19.

Shpërndaje në: