AAK: Asociacioni sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Nënshkrimi i marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave serbe, shkel drejt për së drejti vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila kohë më parë e ka hedhur poshtë formimin e këtij asociacioni, duke e cilësuar si të dëmshëm për vendin, kanë thënë zyrtarë të opozitës.
Ndërkaq formimi i këtij Asociacioni, edhe zyrtarisht figuron në bisedimet në Bruksel si një ndër pikat që duhet të zgjidhet së shpejti.
Pal Lekaj shef i grupit parlamentar të AAK-së, ka thënë për Indeksonline se marrëveshja e Brukselit bie në kundërshtim me vendimet e gjykatës kushtetuese e cila e ka dhënë vendimin e saj final se formimi i asociacionit të komunave serbe është i dëmshëm për vendin.
Krijimi i një asociacioni që ka kompetenca ekzekutive është i pa pranueshëm dhe anti-kushtetues.
“Në këtë drejtim AAK-ja e kundërshton fuqishëm këtë marrëveshje në Bruksel dhe ne mendojmë që nuk guxojmë të krijojmë kësi lloj autonomie serbe që e ofron Beogradin më afër Prishtinës. Në jemi që serbet të trajtohen paraprakisht, por asnjë asociacion që nuk korrospodon me asociacionin e komunave të Kosovës, është i pa pranueshëm për AAK-në.
Nuk guxon të krijohet asociacioni përtej asaj që ka thënë Gjykata kushtetuese, sepse nëse vije deri te formimi i Asociacionit të komunave serbe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese mendoj që përgjegjësia do të bie mbi kryeministrin Mustafa dhe atyre që e kanë nënshkruar”, ka thënë Pal Lekaj”, ka thënë Lekaj.
Edhe Valdete Bajrami nga partia NISMA, ka thënë se çdo vendim i qeverisë për formimin e Asociacionit të Komunave serbe, do të shkelte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili do të duhej të ishte i pa kontestueshëm.
“Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, tani më e ka rrezuar Gjykata Kushtetuese dhe çdo veprim në këtë drejtim do të thotë, agresion i qeverisë, mbi rendin kushtetues”, ka thënë Bajrami, për Indeksonline.
Ndërkaq krye-negociatorja Edita Tahiri, ka thënë se nuk do të bisedohet për Asociacioin për deri sa nuk plotësohen disa nga kushtet që ka vënë pala kosovare në Bruksel.
Ajo ka mohuar se ekipi për formimin e Asociacionit të komunave ka marrë ndonjë urdhër për fillimin e implementimit të kësaj marrëveshje.
Ndërsa në anën tjetër, Marko Gjuriq, drejtor i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka thënë se ndërkohë që Prishtina ka ndërmarrë hapa shtesë dhe se, përveç formimit të Ekipit të Menaxhimit për një mandat të plotë duhet të fillojë hartimin e Statutit.
Ai shtoi se personalisht ka dëgjuar se nga zyrtarët më të lartë të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa se ekipi i menaxhimit është formuar për krijimin e Asociacionit të komuna me shumicë serbe.



