AAK dhe Nisma kërkojnë reformë zgjedhore, pas zgjedhjeve

AAK dhe Nisma kërkojnë reformë zgjedhore, pas zgjedhjeve

Në një konferencë të përbashkët për media të kryetarit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj dhe kryetares së Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami u potencua se presidenti Hashim Thaçi në vend të takimit për reformën zgkedhore duhet të thërras takim ku do të diskutohej shkuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme, raporton Periskopi.

Pal Lekaj tha se tani është vonë për reformë zgjedhore.

“Është vonë për reformë zgjedhore, kjo duhet të ndodhë menjëherë pas zgjedhjeve që dihet të mbahen së shpjeti”, tha ai.

Ndërsa, Valdete Bajrami e ka konsideruar tallje takimin e sotëm, pasi sipas saj presidenti është ai që më parë e ka bllokuar reformën zgjedhore./Periskopi/

Shpërndaje në: