AAK dhe NISMA krijojnë bllokun opozitar pa Vetëvendosjen
Dy partitë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën janë marrë vesh për inicimin e krijimit të një koalicioni opozitarë.
Në një komunikatë per media nga këto dy parti opozitare thuhet se Liderët e dy partive nga ora 16:00 do të nënshkruajnë këtë marrëveshje bashkëpunimi. Sipas njoftimit ndër të tjera thuhet se marrëveshja është e hapur edhe për partitë e tjera si dhe përfaqësues të Shoqërive Civile./ZËRI



