AAK dhe Nisma kthehen në Komisionet parlamentare

AAK dhe Nisma kthehen në Komisionet parlamentare

Pas shtatë muajsh, shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, u ul në karrigen e anëtarit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, raporton KTV.

Bashkë me kolegun e tij nga Nisma, Enver Hoti, iu bashkua komisionit, pas një periudhe të gjatë bojkoti.

Me plot kundërshtime e votë kundër për disa vendime të Qeverisë, Pal Lekaj e Enver Hoti thanë se do të kontribuojnë në punën e legjislativit.

Thanë se misioni i tyre është përmbushur, rrëzimi i marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën.

Ndërsa për Valdete Bajramin, pos ditës së parë pas bojkotit, ishte dita e parë edhe si anëtare e Komisionit për Legjislacion, aty ku pati debat të nxehtë ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës të pushtetit e opozitës, kur u fol për raportin e punës së komisionit.

Shpërndaje në: