AAK e mposhtë LVV’në në Rahovec edhe me votat e diasporës

AAK e mposhtë LVV’në në Rahovec edhe me votat e diasporës

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që kanë ardhur nga diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kandidati për kryetar të Rahovecit nga radhët e AAK’së, Smajl Latifi ka arritur të marrë 91 vota nga diaspora.

Pas tij, më së shumti ka marrë kandidati i LVV’së, Visar Korenica, gjithsej 76 vota.

Kandidati i LDK’së, Burim Krasniqi ka marrë 48 vota, ndërsa kandidati i PDK’së, Bejtullah Deliu ka marrë 10 vota.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, Smajl Latifi i AAK’së ka arritur të sigurojë 47,23 për qind apo 9 mijë e 925 vota.

Ndërsa, kandidati i LVV’së, Visar Korenica ka marrë 24,78 për qind apo 5 mijë e 206 vota.

Shpërndaje në: