AAK fillon vardisjen ndaj LDK’së, ia kujton sjelljet e Kurtit ndaj Mustafës

AAK fillon vardisjen ndaj LDK’së, ia kujton sjelljet e Kurtit ndaj Mustafës
“Kauza e Albin Kurtit për pushtet”. Kështu është titulluar video e postuar në Facebook-un zyrtar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-dega në Deçan.

Në tekstin e videos së publikuar nga dega e AAK në Deçan, e cila udhëhiqet nga Daut Haradinaj, thuhet se ka prezantuar “Kronologjinë e urrejtjes dhe ‘dashurisë’ ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës”, si dhe “Historia nga ‘Isë Isë argat i Serbisë’ deri tek fotot dhe bisedat për koalicion”.

Në këtë video janë paraqitur deklaratat e Kurtit kundër Mustafës. Gjuajtjet me vezë ndaj tij në seancat e Kuvendit të Kosovës si dhe protestat e organizuara për rrëzimin e qeverisë gjatë kohës së Mustafës.

Në video është paraqitur edhe një intervistë e Kurtit ku thotë se ai regjimit Mustafa – Thaçi nuk i nënshtrohet kurrë.

“Këtij regjimi, Mustafa Thaçi si nënshtrohem kurrë, jam i gatshëm për çdo sakrificë timen”, kishte thënë Kurti.

AAK në këtë video ka prezantuar edhe pamje të takimeve të Kurtit e Mustafës gjatë muajve të fundit, në përpjekjet e tyre për të koordinuar aktivitetin opozitar për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Shpërndaje në: