AAK: Fushata ka filluar, rritja e pagave vetëm premtim elektoral

AAK: Fushata ka filluar, rritja e pagave vetëm premtim elektoral

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë për lajmi.net se dy partitë në pushtet, PDK dhe LDK tashmë e kanë nisur fushatën parazgjedhore.

“Ka kohë që dy partitë në pushtet e kanë filluar fushatën elektorale qoftë duke dalur në terren dhe duke takuar me përfaqësues nga ekspertë të ndryshme si ekonomia, shëndetësia, arsimi apo të grupeve tjera shoqërisë sonë, sikur të ishin shpallur zgjedhjet”, është shprehur Isufi për lajmi.net.

Ai më tej ka thënë se kryeministri Mustafa para zgjedhjeve është në gjendje të premtoj edhe “parajsë”.

“Premtimi paraprak për rritje të pagave është treguesi më i mirë që këta nuk janë interesuar që të ketë zbatim të programit qeverisës që e kanë premtuar para se ta marrin mandatin  dhe tani në përfundim të mandatit të tyre po premtojnë gjithçka, jo vetëm rritje të pagave, por edhe “parajsë’ siç kanë premtuar edhe në të kaluarën”, ka shtuar Isufi. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: