AAK: Inkurajojmë të gjithë ata që kundërshtojnë me forcë referendumin serb në Kosovë

AAK: Inkurajojmë të gjithë ata që kundërshtojnë me forcë referendumin serb në Kosovë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media theksoi se përpjekja e Serbisë për referendum kushtetues në Kosovë është sulm mbi integritetin kushtetues të shtetit.

Aleanca shton se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe në territorin e saj nuk mund të organizohen kurrfarë referendumesh të shteteve të tjera.

“Pretendimi i Serbisë që të organizojë referendum kushtetues në territorin e Kosovës është sulm flagrant mbi sovranitetin dhe integritetin kushtetues të Kosovës. Prandaj inkurajojmë dhe jemi në mbështetje të të gjithë atyre që e kundërshtojnë me forcë organizimin e këtij referendumi. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe në territorin e saj nuk mund të organizohen kurrfarë referendumesh të shteteve të tjera, e as referendumi i Serbisë, i cili pastër është përpjekje për ushtrimin e sovranitetit nacional të Serbisë mbi Kosovën”, thuhet në qëndrimin e AAK-së në lidhje me këtë çështje.

Shpërndaje në: