AAK: Kemi të dhëna shqetësuese pse Qeveria Kurti po e refuzon gazin amerikan

Periskopi.com Lajme

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeverisë duhet t’i rekomandohet që urgjentisht ta rikthejë projektin e gazit amerikan.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ai ka thënë se grupi parlamentar i AAK-së, ‘ka të dhëna shqetësuese rreth refuzimit të gazit amerikan”.

“Kuvendi të miratojë një rezolutë që obligon Qeverinë të zbatojë projektin e gazit amerikan. Qeveria ka qenë jashtëzakonisht e pasaktë nuk ka dhënë asnjë argument, të vetmin send që e kemi ni në debate, e kanë përdorë termin e fizibilitetit, të dhënat që i kemi janë shqetësuese e mbi të gjitha janë të dëmshme për Kosovën”, ka thënë Tahiri. /Periskopi