AAK kërkon dorëheqjen e Qeverisë pas anulimit të festivalit Sunny Hill

Periskopi.com Lajme

Anulimi i festivalit “Sunny Hill” që po thuhet të ketë ndodhur për arsye të ngathtësisë dhe veprimeve të Qeverisë Kurti, ka shkaktuar edhe reagimin e opozitës.

AAK, përmes shefit të grupit parlamentar, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se anulimi i festivalit në fjalë, është pasqyrë e vendimmarrjes së ngadalshme të Qeverisë.
“Dorëheqje për ‘Qeverinë Breshka’”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot, paradite fola për vendimmarrjen shumë të ngadalshme të Qeverisë së Kosovës, kabineti qeveritar më kqyrke çka po them!!!!

Tash qe edhe deklarata zyrtare që në mungesë të ekspedivitetit dhe dinamikës së mirëfilltë në punë, e humbëm një festival që e patëm në promovim të Kosovës – atë të Sunny Hill. Shkoi në Tiranë!!!!

Me këtë qasje totalisht fëmijërore dhe joserioze, se di ku është nisur kjo qeveri.

Dorëheqje për ‘Qeverinë Breshka’.