AAK kërkon masa urgjente nga shteti pas rritjes së rasteve me COVID-19

Periskopi.com Lajme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar masa urgjente nga shtetit pas rritjes së rasteve me virusin Covid-19.

Përmes një reagimi, nga AAK-ja e kanë konsideruar shqetësuese rritjen e numrit të rasteve pozitive me virusin Covid-19.

“Shprehim shqetësimin tonë të thellë me shifrat alarmante të të infekturëve me covid. Vetëm gjatë ditës së sotme mbi 2000. Kjo kërkon masa urgjente të Shtetit. Dështimet e qeverisë dhe mungesa e madhe e eksperiencës po e dëmtojnë qytetarin e Kosovës dhe jetën e tyre çdo ditë e më shumë! Edhe vala e re e pandemisë e ka zënë në gjumë total Kryeministrin dhe vartësit e tij, pa një plan konkret dhe pa ide se si të parandalohet e tejkalohet kjo gjendje”, thuhet në reagimin e tyre.

Më tutje ata kanë kritikuar edhe ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi se nuk po qëndron në krye të detyrës.

Reagimi i plotë:

Shifrat alarmante – vetëm sot mbi 2,000 raste me Covid

Shprehim shqetësimin tonë të thellë me shifrat alarmante të të infekturëve me covid. Vetëm gjatë ditës së sotme mbi 2000. Kjo kërkon masa urgjente të Shtetit.

Dështimet e qeverisë dhe mungesa e madhe e eksperiencës po e dëmtojnë qytetarin e Kosovës dhe jetën e tyre çdo ditë e më shumë! Edhe vala e re e pandemisë e ka zënë në gjumë total Kryeministrin dhe vartësit e tij, pa një plan konkret dhe pa ide se si të parandalohet e tejkalohet kjo gjendje.

Ministri i Shëndetësisë më shumë po kalon kohë në Neë York se në krye të detyrës, aty ku nevojitet më së shumti në këtë fazë delikate.

Detaje të tjera rreth situatës alarmante me covid do të prezantohen sot nga deputeti dr Shemsedin Dreshaj në konferencë për media, që do të mbahet në ambientet e Kuvendit në ora 17.30.