AAK me inicativë për ndryshimin e Ligjit për pensione

AAK me inicativë për ndryshimin e Ligjit për pensione

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj në një konferencë për media tha se kanë marrë një nismë legjislative që të largohet kriteri që pensionistët t’i kenë 15 vite përvojë pune para luftës tek Ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga shteti.

“Jemi këtu sot për të ju njoftuar ne lidhje me nismën ligjore qe kemi marre si grup parlamentar, për ta larguar një diskriminim që me vite të tëra i është bërë pensionistëve kontributdhënës. Bëhet fjalë për kriterin për 15 vite përvojë pune para luftës, si kusht që pensionisteve t’u njihen kontributet pensionale”, tha Dreshaj.Sipas Dreshajt, ky kriter është diskriminues sepse ka shumë pensionistë që janë dëmtuar.

“Me këtë nismën legjislative që e kemi ndërmarrë, ndryshohet neni 8, pika 2 e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. Konkretisht, largohet e kriteri diskriminues që kërkohet, që pensionistët t’i kenë 15 vite përvojë pune para luftës. Ky kriter është diskriminues, sepse ka shumë pensionistë që dhunshëm gjatë ish sistemit janë larguar nga puna e nuk e arrijnë përvojën prej 15 vjet përvoje pune”, tha më tej ai.Deputeti i AAK tha se mosnjohja e stazhit të punës është një padrejtësi e madhe e shtetit të Kosovës.“Që i është bërë pensionistëve, andaj është koha që këtë nismë legjislative ta përkrahin të gjithë, pavarësisht pozicionit. Kjo nuk është iniciativë e ndarë e AAK, por ne jemi lider që ta ecim përpara. Janë pjekë kushtet që ky nen diskriminues të largohet”, tha më tej Dreshaj.

Shpërndaje në: