AAK për emërimin e djalit të Shalës: Nuk është hera e parë që ndodhin emërime të tilla

AAK për emërimin e djalit të Shalës: Nuk është hera e parë që ndodhin emërime të tilla

U raportua se Flakron Shala, djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala është emëruar konsull i Kosovës në Pragë të Çekisë, e ky emërim ngjalli reagime të shumta nga liderët, dhe partitë në vend.

Deputeti i AAK’së Gazmend Syla i tha Periskopit se emërimet e tilla nuk po ndodhin për të parën herë, por se këto emërime po e përcjellin vendin tash e 20 vite, shkruan Periskopi.

Syla tha se nuk është dijeni për rastin në fjalë, por që siç thotë ai duhet shikuar se si ka ardhur deri në emërimin tij dhe se a i plotëson kriteret për këtë post, por që të njëjtën kohë nëse i plotëson kriteret nuk duhet diskriminuar vetëm pse ka një familjar në politik.

Ai thotë se për këtë emërim barra bie mbi Ministren e Punëve të Jashtme sepse është në diskretin e saj, dhe se nëse ka parregullsi duhet kërkuar llogaridhënie tek ajo.

“Kjo praktikë e këtyre emërimeve e përcjell vendin tonë që 20 vite, praktika të tilla nuk i bëjnë mirë partive politike, nuk e di rrjedhën e kësaj ngjarjeje por duhet të shofim edhe si ka ardhur deri këtu, dhe nëse i plotëson kushtet djali në fjalë, gjithsesi duhet të kemi parasysh që student e mirë nashta nuk ishtë dashtë mu diskriminu për shkak se ata kanë një familjar të vetin në politikë. Nëse nuk i ka plotësu kriteret atëherë barra bie mbi Ministren e Punëve të Jashtme, a po për më shumë llogaridhënie duhet të jep Ministria e punëve të Jashtme se është në diskretin te saj“, tha Gazmend Syla i AAK‘së/Periskopi

Shpërndaje në: