AAK: Presim detaje tjera nga policia për arrestimin e aktivistëve të VV-së

AAK: Presim detaje tjera nga policia për arrestimin e aktivistëve të VV-së

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar 6 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje për gjetje të armëve në shtëpitë e këtyre të fundit.
Për këtë, ka reaguar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK.

Zdhënësi i këtij subjekti, Muharrem Nitaj tha për lajmi.net se ndonëse nuk kanë informata të asaj se çfarë ka ndodhur realisht, ai theksoi se e kanë shumë të vështirë të japin ndonjë vlerësim për këto arrestime.

“E para, nuk kemi informata se cka realisht ka ndodhur dhe cilat kanë qenë arsyet e vërteta të këtyre bastisjeve dhe arrestimeve. Në mungesë totale të këtyre informatave, e kemi të vështirë të japim çfarëdo vlerësimi apo qëndrim për këto arrestime”, sqaroi Nitaj.

Madje ai tha se opinioni pret që të ketë informata të detajuara dhe të argumentuara, të cilat, siç vlerësoi Nitaj, do ta kenë shtyrë policinë për një operacion të tillë.

Policia dhe Prokuroria, sipas tij, janë të obliguar t’i justifikojnë deri në detaje, këto arrestime.

“Në të kundërtën duhet të japin përgjegjësi”, shpjegoi ai./Lajmi.net

Shpërndaje në: