Abazi i ashpër me Kurtin pas marrëveshjes, po paralajmëron hedhjen e gazit lotsjellës?
Deputeti i Kuvendit, Haki Abazi ka renditur disa pyetje pasi mbrëmë u zhvillua takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë Veriore.
Aty sipas kryediplomatit evropian, Josep Borrell, pati pajtim për zbatimin e aneksit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.
Ndërkohë, Abazi i cili kohëve të fundit ka pasur akuza të rënda ndaj disa prej zyrtarëve të LVV-së, përfshirë edhe vetë kryeministrin kurti, pyeti se kush e propozoi Ohrin dhe pse nuk është propozuar Prespa.
Po ashtu, ai pyeti se a do të mbahen zgjedhjet e lira e demokratike në katër komunat e veriut të Kosovë dhe kur.
Ai tha se këto pyetje sillen vërdallë para se të paraqiten bombolat e gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Pyetje që silllen vërdallë para se të paraqiten bombolat e gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës:
Kush e propozoi Ohrin dhe pse nuk është propozuar Prespa?
Pse jo Selaniku apo Vjena?
Pse nuk ishte Rama në takim?
A do të mbahen zgjedhjet e lira e demokratike në katër komunat e veriut të Kosovës, kur?
Çfarë do të ndodhë nëse njësia speciale shkon në Veri të Kosovës, a do të ketë barrikada të Veselinovicit, Radojcicit dhe Rakicit?
A ka të drejtë FSK të paraqitet në Komunat Veriore të vendit tonë?
Pse urgjenca për zbatim të pikës 7- vetëm?
A do të vetmenagjojnë komunat Serbe nëpërmejt strukturave të tyre “Komunat paralele” që sot menagjojnë apo ato do të shuhen dhe do të krijohen të reja?
Përmendja e të zhdukurve nuk është ballafaqim me të kaluarën, as lejimi i kthimit të mbetjeve mortore, nuk është ballafaqim me të kaluarën ne fakt është tentim për të tejkaluar të kaluarën.