Abazi i VV-së del kundër fyerjeve ndaj LDK-së, votuesit paralajmërojnë “grevë urie para zyreve”

Periskopi.com Lajme

Haki Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë një reagim shumë të matur para dy orësh e në të cilën bën thirrje kundër “deklaratave fjalëve që mund të rëndojnë dikë apo të vonojnë marrëveshjen LVV-LDK.”

Ndërkohë, raportohet që Kurti në letrën të  cilën së fundi i dërgoi LDK-së shkruante edhe fjalë të rënda, me Enver Robellin që ka nënkuptuar se ai ka përdorur edhe fjalën “monarki” e “diktaturë”.

Nuk dihet ende nëse një gjë e tillë qëndron.

Sidoqoftë, Abazi ka kërkuar që “Përgjegjësia për fjalën e thënë publikisht sot duhet të jetë më e madhe se asnjëherë më parë.” Ndoshta duke pasur ndërmend edhe përplasjet që kishin mbrëmë zyrtarët e të dyja partive gjatë paraqitjeve televizive, shkruan Periskopi.

Por, ajo që është mjaft e çuditshme vjen nga një komentues i tij, e i cili thotë se “Është paralajmëruar një grevë urie para zyreve të VV-së dhe LDK-së nga votuesit e tyre.”

Më poshtë keni statusin e plotë nga z.Abazi:

Është koha për vendime dhe përgjgjesi të mëdha dhe jo për deklarata e fjalë që mund të rëndojnë dikë apo të vonojnë marrëveshjen LVV-LDK.

Përgjegjësia për fjalën e thënë publikisht sot duhet të jetë më e madhe se asnjëherë më parë.

Shpërndaje në: