Abazi kërkon arrestimin e Radojiçiqit: Ndjekja e tij të bëhet sipas ligjit

Abazi kërkon arrestimin e Radojiçiqit: Ndjekja e tij të bëhet sipas ligjit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi ka reaguar pas lajmit se i shumëkërkuari, Milan Radojciq ka hyrë në Kosovë dhe thotë se nuk do të zmbrapset.

Abazi përmes një shkrimi ka kujtuar se, Radojçiq është në listën e zezë të SHBA-ve.

Kjo, sipas deputetit të VV-së, është e mjaftueshme që ndjekja e Radojçiqit të bëhet sipas ligjit dhe zbatimit të ligjit.

“Kjo është përgjigjëja për Radojcic dhe vrasesit e kriminelët e ndërmarrjes kriminale në veri . Ai dhe të tjerët rreth tij janë në listen e zezë të thesarit amerikan dhe kjo është e mjaftueshme që ndjekja e tij të bëhet sipas ligjit dhe në zbatim të ligjit”, ka shkruar Abazi.  /Periskopi

Radojçiq lajmërohet nga një kodër në veri të Kosovës: Jam këtu dhe nuk zmbrapsem! (VIDEO)

Shpërndaje në: