Abazi për fondacionin FES që e draftoi statutin e Asociacionit: Ka bashkëpunim me VV’në

Abazi për fondacionin FES që e draftoi statutin e Asociacionit: Ka bashkëpunim me VV’në

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka thënë se dalja e një draft-statuti për Asociacionin e Komunave Serbe të publikuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, më së paku i ka pëlqyer Serbisë.

Abazi në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se FES ka bashkëpunim me VV-në, si fondacion me bindje social-demokrate, dhe nuk e ka përjashtuar ndonjë kombinim për formimin e një Asociacioni në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

‘FES ka bashkëpunim të mirë edhe me neve si parti dhe ashtu do të vazhdojmë. Unë po ju them. Dalja e një draft statuti më së paku i ka pëlqyer Serbisë, nëse i shihni reagimet e tyre, fare nuk u ka pëlqyer që një draft statut ka dalë dhe ne nuk jemi barrikaduar”, ka thënë ai.

“Nuk përjashtoj asnjë kombinatorikë që të krijohet, por gjithmonë në kuadër të Kushtetueses”, shtoi Abazi.

Shpërndaje në: