Abazi: Shteti është ba me rregullu vendin, jo me i pasuru ministrat
Analisti politik, pjesë e Rokfeller Found, Haki Abazi, ka folur për nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë amerikane “Contour Global”, për ndërtimin e Termocentralit të ri “Kosova e Re” që parasheh një investim prej 1.3 miliardë eurosh për ndërtimin e këtij termocentrali që do të prodhojë 500 megavat orë energji elektrike, raporton Periskopi.
Sipas tij, është në favor të kompanisë amerikane ‘Contour Global’ që të vijë në Kosovë të investojë dhe brenda pesë vitesh të kthejë të gjitha ato para.
“Nuk kemi plan zhvillimor ku përfshihet edhe energjetika. Janë investuar qindra miliona në asfalte që prishen dy tri vite më pas. Ministra analfabetë dhe me mendësi që si të vinë në pozitë duhet të pasurohen, na kanë sjell në këtë situatë”, ka thënë tutje Abazi.
“Është momenti me i ba kokat e mençura bashkë. Me i kontaktu vendet e ndryshme me i pyet si i kanë zgjedh këto probleme me energji”, deklaroi tutje ai.
“Gjithçka që shkon në kundërshtim me tregun evropian të energjisë është e dëmshme. Çdo projekt i tillë na bllokon. Shteti u ba për me rregullu vendin, jo me i pasuru ministrat”, shtoi Abazi./Periskopi



