Abazoviq dhe Rama në Bordiankan e shkatërruar të Ukrainës: Bashkë me Edin, lutemi për paqe

Abazoviq dhe Rama në Bordiankan e shkatërruar të Ukrainës: Bashkë me Edin, lutemi për paqe

Kryeministri I Malit të Zi, Dritan Abazoviq bashkë me atë të Shqipërisë, Edi Rama, kanë vizituar Borodianka, qytetin ukrainas të shkaktërruar në fillim të pushtimit rus.

Përmes një postimi në Twitter, Abazoviqi tha se së bashku me Ramën luten për paqe dhe qëndrojnë fort me ukrainasit.

“Menjëherë pas mbërritjes sonë, ne vizituam Borodianka, një qytet i shkatërruar në fillim të pushtimit. Jemi dëshmitarë të kërdisë së shkaktuar nga lufta. Ne lutemi për paqe së bashku me Edi Ramën, duke qëndruar fort me qytetarët e Ukrainës”, ka shkruar kryeministri malazez, duke I bashkuar postimit edhe disa fotografi.

Shpërndaje në: