Abazoviq flet për skandalin financiar të Martin Berishajt: Të merren organet kompetente me rastin

Abazoviq flet për skandalin financiar të Martin Berishajt: Të merren organet kompetente me rastin

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic është pyetur në lidhje me skandalin financiar ku dyshohet të jetë i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, përcjell Periskopi.

Abazovic në një intervistë për Klan Kosovën ka thënë se organet kompetente duhet të merren me rastin dhe të dalë e vërteta sa më shpejt.

Ndër të tjera ai theksoi se ky rast nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Jam i informuar por nuk e komentoj sepse nuk është pjesë e asaj që duhet të jetë pune e kryeminsitrit. Duhet lejuar organet se çka është e vërtetë. Kjo nuk do të ndikojë në marrëdheniet mes Malit të Zi dhe Kosovës”, tha Abazoviq.

Kujtojmë se sipas mediave sllovene, Martin Berishaj dyshohet se i ka bartur 600 mijë euro para kesh nga kompania e tij në Mal të Zi, tek politikani slloven, Robert Golob./Periskopi/

Shpërndaje në: