Abazoviq ia bën me dije Kurtit: Çështja e demarkacionit ka marrë fund

Abazoviq ia bën me dije Kurtit: Çështja e demarkacionit ka marrë fund

Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazovic ka deklaruar se demarkacioni ka marrë fund në momentin e nënshkrimit dhe kjo çështje është e mbyllur.

Abazovic këto deklarata i bëri pasi kryeministri i Kosovës kishte deklaruar se nuk do të ketë zbatueshmëri të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Periskopi.

“Në këtë moment nuk e shoh atë mundësi, as dikush në Mal të Zi atë nuk e trajton si problem. Për Mal të Zi, ajo është çështje e mbyllur në momentin kur është nënshkruar”, ka thënë Abazovic, në Klan Kosova.

Kurti në një seancë në Kuvendin e Kosovës kishte thënë se do ta kemi një komision të ri të emëruar, do të trajtohen të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull përmes mekanizmave të veçantë që do t’i rekomandojë ky komision.

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi është miratuar në vitin 2018.

Shpërndaje në: