Abazoviq në takim lamtumirës me ambasadorin e Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysën

Abazoviq në takim lamtumirës me ambasadorin e Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysën

Ish ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, është takuar me zv/kryeministrin Dritan Abazoviq në një takim lamtumirës pas largimit të Hysës nga kjo pozitë.

Abazovic, deklaroi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Malit të Zi janë të shënuara nga bashkëpunimi i mirë dhe një perspektivë e përbashkët evropiane.

Abazoviq theksoi se vitin e kaluar, marrëdhëniet mes dy vendeve u shënuan me nënshkrimin e Marrëveshjes për Njohjen e Ndërsjellë të Dokumenteve të Sigurimit të Përgjegjësisë së Automjeteve në mes të Byrosë Kombëtare të Siguruesve të Malit të Zi dhe Byrosë së Sigurimeve të Republikës së Kosovës.

“Heqja e pagesave të sigurimeve kufitare doli të ishte një lëvizje e mirë para sezonit turistik aktual, gjatë të cilit shumë turistë nga Kosova vizituan Malin e Zi dhe Ulqinin,” përfundoi Abazovic.

‘’Ne kishim kontribut aktiv për stabilitetin rajonal, paqen dhe dialogun është diçka që ne e premtuam kur fituam zgjedhjet. Më vjen mirë që një vit pas zgjedhjeve historike, mund të deklaroj se ne vazhduam në këtë dhe se kjo Qeveri ndoqi një politikë fqinjësore të mirë, “tha zëvendëskryeministri Dritan Abazovic gjatë vizitës lamtumirëse të Ambasadorit të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në: