Abazoviqi thotë se mund ta rrëzojë Qeverinë e Malit të Zi

Abazoviqi thotë se mund ta rrëzojë Qeverinë e Malit të Zi

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është deklaruar pas tensioneve të fundit në vend dhe paralajmërimeve se ministri i Brendshëm Sergej Sekullovid mund të shkarkohet.

Ai paralajmëroi rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq.

“I kam thënë disa herë kryeministrit dhe kolegëve të mi në Qeveri dhe e përsëris: nëse kalohet vija e kuqe – dhe me ngjarjet e fundit, mendoj se e kanë kaluar atë vijë… një hap tjetër përpara dhe nuk është e pamundur që të mos kemi një ministër të ri të Brendshëm, por nuk është e pamundur që të mos kemi [edhe] një kryeministër të ri. Unë do ta rrëzoja Qeverinë”, u shpreh z. Abazoviq, përcjell Periskopi.

Kërkesat për shkarkimin e ministrit të Brendshëm janë bërë pas trazirave që përcollën shugurimin e mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikijes më 5 shtator.

“Policia nuk do të menaxhohet nga Beogradi dhe kjo nuk do të ndodhë mbi kurrizin tim”, tha Abazoviq në një intervistë për televizionin lokal në Mal të Zi, Vijesti.

Më shumë se 50 persona janë plagosur në përleshjet mes policisë dhe protestuesve.

Shpërndaje në: