Abbott: Marrëveshja e Washingtonit pozitive, involvimi amerikan me Grenellin solli progres

Abbott: Marrëveshja e Washingtonit pozitive, involvimi amerikan me Grenellin solli progres

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se shteti i tij ka mirëpritur marrëveshjen e nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Washington.

Në një bashkëbisedim të organizuar nga FOL, Abott ka thënë se involvimi amerikan në krye me emisarin, Richard Grenell, ka sjellë një progres në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Britania e Madhe ka mirëpritur marrëveshjen në Washington. Duhet theksuar se involvimi amerikan, involvimi nga Richard Grenell, ka qenë pozitiv në bërjen e një progresi praktik në çështjet që dihen nga të gjithë”, ka thënë Abott.

“Marrëveshja e Washingtonit në vetvete është pozitive. Përmban në vete një gamë të gjerë të temave, në disa prej të cilave është i përfshirë edhe Bashkimi Evropian”, ka thënë tutje Abott

Shpërndaje në: