Abbott nderon të rënët britanikë në Kosovë: Për të nesërmen tonë ata dhanë të sotmen e tyre

Abbott nderon të rënët britanikë në Kosovë: Për të nesërmen tonë ata dhanë të sotmen e tyre

Ambasadori britanik në Kosovë Nicholas Abbott ka nderuar 14 të rënët britanikë që humbën jetën në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

“Ne u bëmë bashkë për të nderuar të gjithë ata që kanë shërbyer dhe vdekur në konflikt, përfshirë 14 pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën në Kosovë. “Për të nesërmen tonë ata dhanë të sotmen e tyre””, ka shkruar Abbott.

Veprën e të rënëve britanikë nderuan edhe krerët e shtetit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Në ceremoninë e organizuar nga ambasada britanike në Prishtinë, mbështetur edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës, në nder të Ditës së Përkujtimit, u bënë homazhe para Memorialit të Dëshmorëve Britanikë, në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.

Shpërndaje në: