Abbott për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës: Është sinjal përkushtimi ndaj demokracisë
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott ka mirëpritur synimin e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës, ku aplikoi dje.
Abbott ka thënë se dëshira e Kosovës për t’i bashkuar këtij institucioni është një sinjal përkushtimi për demokracinë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj.
“Dëshira e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës është një sinjal i mirëseardhur i përkushtimit të saj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve të saj”, ka shkruar ambasadori britanik.
“Është gjithashtu një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë për të mbështetur vlerat kryesore evropian dhe integrimet e mëtejshme ndërkombëtare. I dëshiroj suksese Kosovës!”, ka shkruar ai.
THREAD 1/2
Kosovo’s desire to join the Council of Europe is a welcome signal of its commitment to democracy, the rule of law and the protection of the rights of all of its citizens.— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) May 13, 2022