Abbott te Bislimi: Kosova të angazhohet për dimrin që po vjen

Abbott te Bislimi: Kosova të angazhohet për dimrin që po vjen

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, sot është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, me të cilin tha se i ka folur disa tema të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe ngjarjet e fundit.

Abott, që njoftoi për takimin në Twitter, tha se Kosova duhet të angazhohet në përgatitjen për dimër dhe se këtë duhet ta bëjë edhe me bashkësinë ndërkombëtare.

“Një diskutim i frytshëm me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për sigurinë energjetike, ekonominë dhe ngjarjet aktuale. E rëndësishme është që Kosova të angazhohet me qytetarët dhe komunitetin ndërkombëtar për dimrin e ardhshëm”.

Ndërkohe, edhe njoftimi nga zyra e Bislimit: 

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ambasadori Abbott biseduan mbi zhvillimet e ditëve të fundit në veri të Kosovës dhe për vendimin e Qeverisë për shtyrjen me datë 1 shtator 2022, të dy vendimeve mbi regjistrimin e targave në RKS dhe dokumenteve hyrje-dalje, të datës 29 qershor 2022, në koordinim me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë.

Gjithashtu, pjesë e bashkëbisedimit ishte dhe gjendja aktuale botërore energjetike dhe rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, ku zëvendëskryeministri Bislimi foli edhe për masat mbështetëse për qytetarët të miratuara nga Qeveria sa i përket emergjencës në furnizimin me energji.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin Abbott për angazhimin e tij, bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar./Periskopi

 

Shpërndaje në: