Abdixhiku – Berishës: Nuk ua kam frikën, keni nivel të tmerrshëm politik

Abdixhiku – Berishës: Nuk ua kam frikën, keni nivel të tmerrshëm politik

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berishës i cili kishte shpërndarë një fotografi ku shihej një i ri teksa puthte flamurin e Jugosllavisë, duke aluduar se ai ishte Abdixhiku – raporton Periskopi.

Ky i fundit e ka demantuar atë duke thënë se në kohën e atij flamuri ai ishte vetëm 5 vjeç.

Madje thotë se linçimi është mjet i kapësve, andaj nuk frikësohet nga kjo gjuhë.

Publikimi i plotë i Abdixhikut:

Linçimi si mjet i kapësve

Në mungesë të argumenteve, deputeti i AAK-së Bekë Berisha paska shpërndarë foton më poshtë me aludimin se ky individ jam unë. Çfarë mjerimi – për sy, argumente e ide.

Përtej faktit që, në kohën e Jugosllavisë e të këtij flamuri unë isha vetëm 5 vjeç, një shpërndarje e tillë e rremë është thirrje për linçim publik. Gjuhën e tillë të linçimit të rremë e kanë përjetuar dhe paguar me jetë shumë veprimtarë të LDK-së më parë.

Kjo gjuhë natyrisht se s’më frikëson; por mjetet e tilla tregojnë nivelin e tmerrshëm politik që këta kanë sa herë që të zezat u vihen në shesh.

Shpërndaje në: