Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali, Qeveria Kurti s’po i përgjigjet Amerikës

Periskopi.com Lajme

Kreu i LDK’së Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar se shpejti mund të plasë skandali i radhës i qeverisë Kurti lidhur me gazin amerikan, përcjell Periskopi.

Abdixhiku tha se nuk po arrinë të kuptoj qeverinë Kurti që po zvarritë një përgjigje të tillë për një inevstim milionësh që e kemi nga ndihma e shtetit më mik të Kosovës.

“Ka një përplasje në heshtje dhe do të bëhet publike së shpejti, të them drejtpërdrejt nuk ka përgjigje. Nuk e kuptoj pse nuk ak përgjijge, nuk ka alternativë. As pranimi i afagaistanëve. Nuk po bën asgjë për bashkëpunim me Biden, madje me gaz nuk ka përgjigje, ka mungesë serioze në këtë drejtim. Do shpërthej skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive për këtë. Është e tmerrshme ky orientim nëse ndodhë një përplasje e tillë.”/PERISKOPI