Abdixhiku i ashpër ndaj Kurtit: Kosova sot s’ka kryeministër, por populist e paranojak

Abdixhiku i ashpër ndaj Kurtit: Kosova sot s’ka kryeministër, por populist e paranojak

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka adresuar akuza të ashpra ndaj qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.

Lideri i partisë opozitare ka thënë se Kosova sot s’ka kryeministër dhe as qeveri, por një populist dhe paranojak, i cili në politikat e tij vendimmarrëse frikësohet edhe nga vetja.

“Kosova sot s’ka qeveri dhe as kryeministër, ka disa populistë që në paranojën e tyre vendimmarrëse frikësohen edhe nga vetja… Në vend të politikave që përmirësojnë jetën tuaj, ne vazhdojmë të udhëhiqemi nga demagogë që politikën dhe argumentet i përdorin si populizëm, që paranojën dhe paaftësinë e kanë si rezultat. Populizmi nuk sjell çmime të përballueshme për ju, nuk sjell vende të punës, as cilësi në shërbime dhe arsim dhe shëndetësi”, deklaroi Abdixhiku

“Sot çmimet e produkteve bazike, të shportës tuaj konsumatore, kanë marrë goditjen më të madhe në gjithë historinë dy dekadash të Kosovës së lirë. Asnjëherë më parë, inflacioni i çmimeve nuk ka arritur 13% për një vit. Asnjëherë më parë, ju nuk keni paguar 2 euro për një litër naftë. Asnjëherë më parë, faturat e energjisë suaj, nuk janë shtrenjtuar 100% dhe atë jashtëligjshëm… Ky pushtet popullist ka vendosur të dënojë qytetarët tanë vetëm pse të njëjtit kanë preferenca politike të tjera”, ka thënë ndër të tjera ai.

Shefi i LDK-së këto deklarata i ka dhënë përgjatë një takimi në Komunën e Vitisë. /kp/

Shpërndaje në: