Abdixhiku: I gjithë Llapi është me Dokun se Doku është për të gjithë

Abdixhiku: I gjithë Llapi është me Dokun se Doku është për të gjithë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës së sotme në Podujevë, tha se kjo çka po ndodh në Llap është fantastike.

“Të dashur llapjanë, ju po e riktheni Lidhjen Demokratike të Kosovës në pozitën e saj origjinale – e para në Llap. Me gjithë zemër ju them se jeni frymëmarrja politike e LDK-së. Zoti ju bekoftë. Zoti e bekoftë LDK-në, shtëpinë politike të Presidentit Rugova”, u tha Abdixhiku të pranishmëve”.

“Të dashur llapjanë, ju folët më zë të lartë. E dëgjuan të gjithë. E kuptuan se i gjithë Llapi është me Dokun se Doku është për të gjithë. Sonte u vulos fitorja, ndaj më 17 tetor, kryetari i Podujevës do të jetë, Dr. Ekrem Hyseni”, u tha Abdixhiku atyre.

Shpërndaje në: