Abdixhiku: I kemi bindur njerëzit t’i kthehen shtëpisë së tyre të vjetër, LDK’së

Abdixhiku: I kemi bindur njerëzit t’i kthehen shtëpisë së tyre të vjetër, LDK’së

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku është i bindur se qytetarët kanë nisur t’i rikthehen kësaj partie pas ndyshimeve që ndodhën me ardhjen e tij në krye të partisë. Ai pret që kjo të rritet akoma pas zgjedhjeve lokale.

Komentet Abdixhiku i ka bërë në emisionin “DPT te Fidani në T7”.

“Në këtë rrugëtim tonin kemi bërë disa lëvizje politike që i konsideroj se janë të domosdoshme për tikthimin e LDK’E para është koinsistenca në qëndrime, e dyta është qëndrime të matura, të guximshme edhe kur ka pasur frymë edhe ku s’ka pasur frymë. E treta është respektimi i njerëzve që kemi në parti e që kanë pasur nevojë të shpërfaqen. E katërta dhe e rëndësishme që t’i hapim dyert për njerëz të ri që duan t’i bashkohen LDK’së që ideologjikisht ndihen bashkë me ne.”, tha Abdixhiku.

“Sot gjashtë muaj më pas mendoj se kemi arrit të bindemi njerëzit që t’i kthen shtëpisë së tyre të vjetër politike, LDK’së”, tha ai.

“Unë pres që pas zgjedhjeve të kemi më shumë hapje, të ftojmë më shumë njerëz, të afrojmë më shumë profesionistë të të gjitha fushave të qendrës së djathtë, ideologjikisht me LDK’në, të rinj e të reja me të cilët kemi humbur kontaktin për një kohë të gjatë e t’i lemë të na prijnë e t’i prijmë bashkërisht këtyre proceseve”, tha Abdixhiku.

Shpërndaje në: