Abdixhiku i LDK-së ironizon me djalin e Haxhi Shalës: Konsull lind, nuk bëhesh

Abdixhiku i LDK-së ironizon me djalin e Haxhi Shalës: Konsull lind, nuk bëhesh

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thurur një reagim lidhur me raportimin se i biri i deputetit Haxhi Shala është bërë Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë.

Abdixhiku, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se nuk ka vend për t’u habitur për dështimet e diplomacisë kosovare kasaj asaj serbe.

“Dhe habitemi pse vite më pas diplomacia serbe rrotullon historinë e fundit me ne”, ka thënë ai.

“Shënim për gjithë të shkolluarit e shkretë, vajzat e djemtë më t’zot të shtetit, që ëndërrojnë t’i shërbejnë vendit me nder”.

Përgjatë ditës së sotme u raportua se i biri i Haxhi Shalës ka marrë një ndër postet më të rëndësishme në diplomaci, atë të Konsullit të Përgjithshëm.

Pa asnjë ditë përvojë pune në shërbimin e jashtëm, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë.

As MPJ’ja e as deputeti Shala nuk kanë lëshuar ndonjë deklarim zyrtar lidhur me këtë çështje.

Shpërndaje në: