Abdixhiku kritikon Kurtin në çfarë gjendje e la arsimin e shkoi në Japoni: Ky njeri nuk di të qeverisë

Abdixhiku kritikon Kurtin në çfarë gjendje e la arsimin e shkoi në Japoni: Ky njeri nuk di të qeverisë

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku sërish ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se nuk di të qeverisë.

Postimi i plotë:

 

Mbi 320 mijë fëmijë tash e një muaj janë pa mësim – rrinë në shtëpi – por Kryeministri i Kosovës zgjedhë të largohet për në Japoni.

Paaftësi dhe papërgjegjësi!

Ky njeri nuk di të qeverisë!

Asnjëherë në Kosovë, në kohë paqeje, mësimi nuk është ndërprerë kaq gjatë. Asnjëherë më parë fëmijët kosovarë nuk kanë pësuar me kaq pandjeshmëri. Kjo më nuk është gjendje normale. Fëmijët, familjet, mësimdhënësit e vet shteti s’mund të dëmtohen me kaq lehtësi. Kujt i duhen fajësimet, ofendimet e egot individuale kur në fund mbesim në krizë?

Kosova ka nevojë për vëmendje e udhëheqje të matur politike. Kosova ka nevojë për lidership që jep zgjidhje, menaxhon kriza e përgatitë vendin për betejat e madha përpara – në energjetike, inflacion, shëndetësi e ekonomi. Ikja nga këto ballafaqime është veç papërgjegjësi.

 

 

Shpërndaje në: