Abdixhiku – Kurtit: S’mund të sillesh as mish as peshk, nëse takohesh me veten në sy – a e kishe puthë apo e kishe pështy

Abdixhiku – Kurtit: S’mund të sillesh as mish as peshk, nëse takohesh me veten në sy – a e kishe puthë apo e kishe pështy

Kryetari i LDK-së dhe deputeti i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kurti duhet të sqarojë se a është e mirë marrëveshja e nënshkruar dje apo nuk është.

“Hijeve të veta, politikani s’mund t’ju ikë. Kurti t’i bëj dy sqarime bazike, a është marrëveshja e mirë a nuk është e mirë. Nëse është e mirë, mund të thuash se po kthehet legjitimiteti se po kthehen të hyrat në shtet nga veriu, nëse s’është e mirë, atëherë a po legalizohet Serbia në veri.

Pra, cila është e vërteta.

S’mund të sillesh as mish as peshk. Ose është e mirë ose e keqe. Ose është dëm e s’është vazhdimësi, atëherë pse na e sjelle Elektroseverin, që e ke kundërshtu para katër viteve këtu në këtë foltore.

Dykuptimësi për një letër të njëjtë, s’mund t’i japësh”, tha Abdixhiku.

Ai ka rirecituar vargjet e Shkrelit, që dikur i kishte sjell Adem Mikullovci në Kuvend.

“Nëse takohesh me veten në sy, a kishe me u puth a kishe me pështy”, thotë Abdixhiku./Periskopi

Shpërndaje në: