Abdixhiku: Lajmi për humbjen tragjike të 46 jetëve në aksidentin fatal në Bullgari na lë pa fjalë

Abdixhiku: Lajmi për humbjen tragjike të 46 jetëve në aksidentin fatal në Bullgari na lë pa fjalë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari, gjersa u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Abdixhiku tha se lajmi për humbjen tragjike të 46 personave i ka lënë pa fjale e me dhimbje.

“Një mëngjes i trishtë e me dhimbje plot. Lajmi për humbjen tragjike të 46 jetëve në aksidentin fatal në Bullgari, na lë pa fjalë e me dhimbje shumë secilin prej nesh. Në këto momente të vështira, u shpreh nugshëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shpirti i tyre pushoftë në paqe. Lutemi që të lënduarit të shërohen sa më parë. Në emër të LDK-së, sot në mëngjes i kam shprehur ngushëllime dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Ndaj kësaj tragjedia kanë reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Ky i fundit i ka ofruar mbështetje Maqedonisë së Veriut.

Shpërndaje në: