Abdixhiku: LDK e sheh 17 tetorin si ditë të rikthimit të madh

Abdixhiku: LDK e sheh 17 tetorin si ditë të rikthimit të madh

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK sot u rikthye.

“LDK e sheh 17 tetorin si ditë të rikthimit të madh, ashtu sic e kemi paralajmëruar. Këtë rikthim duhet ta ushtrojmë me plot kujdes. Jam jashtëzakonisht i lumtur të jap rezultatet përfundimtare. LDK në Prishtinë ka siguruar raundin e dytë.  Në Pejë, Në Lipjan, në Fushë Kosovë dhe jemi duke prirë në Gjilan dhe në Podujevë më rikthimin tonë të madh.  Këto zgjedhje lokale, LDK prin ose është fituese në 11 komuna të Republikës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se pas kësaj konference për media, ‘po shkon në Llap’. / Periskopi

Shpërndaje në: