Abdixhiku: Luta ka qenë, është dhe do të jetë kryetar super i mirë për të gjithë

Abdixhiku: Luta ka qenë, është dhe do të jetë kryetar super i mirë për të gjithë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas vizitës që kishte në Gjilan, tha se nga zëri i qytetarëve të shumë u rikonfirmua se Lutfi Haziri ka qenë, është dhe do të jetë kryetar super i mirë për të gjithë, prandaj e ka besimin e plotë të qytetarëve.

“Dëshmia më e mirë është zëri i qytetarëve, ndaj jam i bindur thellë se, Luta ka qenë, është dhe do të jetë kryetar super i mirë për të gjithë edhe në katër vitet e ardhshme”, ka thënë Abdixhiku.

Ndër të tjera, Abdixhiku, ka potencuar se ndryshimet dhe zhvillimi në Gjilan kanë nisur dhe do të vijojnë me Lutën kryetar.

“Luta, me punën e tij të madhe e ka transformuar Gjilanin dhe me plot meritë e ka rikthyer në pozitën e saj origjinale – komunë lidere në Anamoravë”, ka thënë në fund Abdixhiku.

Vlen të përmendet se, ditë më parë, RTV Dukagjini kishte porositur një sondazh për Gjilanin, me ç’rast ishte realizuar nga UBO Consulting, rezultatet e të cilit, kandidatin e LDK-së, Lutfi Hazirin e nxorën fitues në raundin e parë me 50.9%, në garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit.

Shpërndaje në: