Abdixhiku: Më 14 nëntor do të kompletohet fitorja në Viti me Sokol Halitin kryetar

Abdixhiku: Më 14 nëntor do të kompletohet fitorja në Viti me Sokol Halitin kryetar

Lidhja Demokratike e Kosovës, në Viti, mbajti sot tubim, ku të pranishëm ishin kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kandidati për kryetar të komunës, njëherësh kryetar aktual, Sokol Haliti, bashkë me anëtarë, struktura, simpatizantë si dhe qytetarë të kësaj komune.

Me këtë rast, në fjalën e tij, Abdixhiku, para të pranishmëve tha se është i bindur që kështu të bashkuar do të festojnë edhe më 14 nëntor, sepse, sipas tij, atë ditë do të kompletohet fitorja e madhe, me Sokol Halitin kryetar edhe për katër vite.

“Sokoli jonë, kryetari juaj, me punën e tij të mirë na ka bërë krenar të gjithëve, sepse rezultatet e punës së tij i kanë ndjerë të gjithë pa përjashtim”, theksoi Abdixhiku.

Shpërndaje në: