Abdixhiku: Më 14 nëntor, Podujeva do ta ketë kryetarin e ri, njërin ndër më të mirët që ka LDK-ja

Periskopi.com Lajme

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka vizituar sot Podujevën dhe kandidatin për kryetar të kësaj partie, Ekrem Hysenin.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook e ka përkrahur Hysenin duke thënë se më 14 nëntor, Podujeva do të ketë kryetarit e ri, që Abdixhiku e vlerëson, si njëri ndër më të mirët që ka partia e tij.

Mamaja 47 vjeçare shokon doktorët: harrojeni botoksin, bëni këtë.

“Sonte në Llap. Me Dokun, Ekrem Hyseni, në fshatrat Gllamnik, Letanc e Halabak. Fryma e fitores po vërehet në qytet, çdo fshat e çdo lagje të Llapit. Më 14 nëntor, kjo anë, Podujeva, do ta ketë kryetarin e ri; ndër më të mirët që kemi ne në LDK”, shkroi Abdixhiku.

Kujtojmë se kjo komunë ka shkuar në ballotazh, ku do të garojnë kandidati për kryetar i LDK-së, Ekrem Hyseni dhe kandidati për kryetar i VV-së, Shpejtim Bulliqi.