Abdixhiku në takim me Lajçak: Procesi i dialogut duhet të përfundojë me njohje reciproke

Abdixhiku në takim me Lajçak: Procesi i dialogut duhet të përfundojë me njohje reciproke

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditë së sotme është takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Në njoftimin e LDK-së, shtohet se, në takim Abdixhiku dhe Lajçak kanë diskutuar për situatën e përgjithshme politike në vend por edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, shtohet se, Abdixhiku, ka rikonfirmuar qëndrimin e LDK-së duke thënë se procesi i dialogut duhet të përfundojë me njohje e reciproke, normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin e rendin kushtetues të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak, diskutuan për situatën e përgjithshme politike në vend, ndërsa temë e veçantë e diskutimit ishte procesi i dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, ia rikonfirmoi Përfaqësuesit Special të BE-së, Lajçak, qëndrimin e LDK-së, ku theksoi se procesi i dialogut duhet të përfundojë me njohje reciproke, normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin e rendin kushtetues të Kosovës.

Kryetari Abdixhiku, ndër të tjera, tha se LDK mbetet partnere kredibile e miqve ndërkombëtar në të gjitha proceset e rëndësishme dhe integruese të vendit.

Në fund të takimit, kryetari Abdixhiku, specifikisht kërkoi përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave e cila u adresua edhe në Rezolutën e EPP-së, që u votua në fillim të muajit në Rotterdam. Po ashtu, kryetari Abdixhiku, kërkoi përkushtimin e plotë të BE-së në proceset integruese të rajonit.

Shpërndaje në: