Abdixhiku nga Deçani: S’është koha për të bërë politike e gjueti fajtorësh, është koha për ndihmë

Abdixhiku nga Deçani: S’është koha për të bërë politike e gjueti fajtorësh, është koha për ndihmë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar banorët e Deçanit të cilët po marrin trajtim shëndetësorë pas helmimit që dyshohet të ketë qenë si pasojë e ujit të pijshëm.

Abdihxiku bashkë me bashkëpunëtorë të partisë kanë vizituar qytetarët e helmuar, teksa theksoi se të gjithë jemi të brengosur dhe bashkëndjejmë për shëndetin e tyre.

Abdixhiku theksoi se gjendja është e rëndë, ku fëmijë, gra e bura janë të shtrirë.

Ai madje tha se kjo s’është koha për të bërë politike e as për gjueti fajtorësh, por është koha për ndihmë.

“Sot, me bashkëpunëtorë, vizitova Deçanin pas gjendjes emergjente të shpallur si rrjedhojë e helmimit të mbi 1500 qytetarëve tanë. Të gjithë jemi të brengosur dhe bashkëndjejmë për shëndetin e tyre.Gjendja është e rëndë; me fëmijë, gra e burra të shtrirë. Por kjo s’është kohë për të bërë politikë e as për gjueti fajtorësh. Përkundrazi, është koha për ndihmë. Prandaj, së bashku me Gazmend Muhaxherin, Kryetarin e Pejës, Komunës fqinje, i ofruam ndihmën e nevojshme – të çfarëdoshme – Komunës së Deçanit, Qeverisë qendrore e gjithë qytetarëve të kësaj ane. Gjithashtu, të gjitha ekipet tona të ekspertëve e profesionistëve, vullnetarëve e strukturave janë në dispozicion të plotë. Sot, të gjithë ndjehemi qytetarë të Deçanit”shkroi Abdixhiku.

Tutje ai theksoi se në emër të LDK-së, falënderoj stafin shëndetësor në Deçan dhe gjithë ekipet tjera ndihmëse që po kujdesen ditë e natë për qytetarët tanë.

“U bëj thirrje të gjithëve, pa dallim, të jemi afër njëri-tjetrit në orë si këto e t’i shtojmë përpjekjet tona kudo që ka nevojë.Në fund, më lejoni që t’i siguroj të gjithë ata që në këto momente po e vuajnë këtë gjendje me shëndetin e tyre, se ata dhe familjet e tyre nuk janë vetëm”, shtoi ai.

 

Shpërndaje në: