Abdixhiku: Nga e hëna hapet dera e shpresës për prishtinasit me Përparim Ramën kryetar

Abdixhiku: Nga e hëna hapet dera e shpresës për prishtinasit me Përparim Ramën kryetar

Lidhja Demokratike e Kosovës, në Prishtinë, mbajti sot një tubim madhështor në përmbyllje të fushatës, ku të pranishëm ishin kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kandidati për kryetar të komunës, Përparim Rama, bashkë me anëtarë, struktura, simpatizantë si dhe qytetarë të kryeqytetit.

Në fjalën e tij, Abdixhiku, tha se janë mbledhur për t’i dhënë fund një fushate të gjatë elektorale dhe për të nisur një qeverisje të gjatë, por të gjallë qytetare, e cila e transformon Prishtinën, që sipas tij bëhet Përparim Ramën kryetar.

“Sonte po e mbyllim vetëm një copë të rrugëtimit tonë politik me qytetarë; të hënën e javës së ardhshme do të hapim një derë të re, derën e shpresës që Prishtinasit e kanë kërkuar tash e sa vjet”, tha Abdixhiku.

Shpërndaje në: