Abdixhiku: Nuk kishte pajtueshmëri për shtyerje të zgjedhjeve, një ditë e mirë për demokracinë

Abdixhiku: Nuk kishte pajtueshmëri për shtyerje të zgjedhjeve, një ditë e mirë për demokracinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një prononcim për media ka treguar se çfarë u diskutua në takimin me presidenten Osmani.

Abdixhiku tha se nuk kishte pajtueshmëri për shtyerje të zgjedhjeve.

“Në situatën e tanishmi unë kam bërë një propozim për shkurtimin e fushatës zgjedhore dhe sic jeni i informuar kam marrë përgjigje nga dy liderë nga Krasniqi i PDK’së dhe Haradinaj i AAK’së por jo edhe nga Kurti”.

“Ne besojmë se një skenar i tillë që është shfaqur nga ana e Qeverisë për shtyerje të zgjedhjeve nuk bën”

“Nuk kishte pajtueshmëri për shtyerje të zgjedhjeve, një ditë e mirë për demokracinë”, tha Abdixhiku./Periskopi/

Shpërndaje në: