Abdixhiku për vendimin e Qeverisë për targat: Shpresoj që dikush ka një plan për përfundimin e kësaj teme

Abdixhiku për vendimin e Qeverisë për targat: Shpresoj që dikush ka një plan për përfundimin e kësaj teme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar vendimin e  fundit të qeverisë për vendosjen  e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia dhe serbët po protestojnë kundër kësaj.

Abdixhiku thotë se ky vendim është pjesë e marrëveshjes, dhe se kjo qeveri vetëm ka zbatuar atë marrëveshje, përcjell Periskopi.

Abdixhiku thotë se shpreson tek qeveria që ka një plan konkret për përfundimin e  kësaj teme.

’’Tani si vendim është pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Pavarësisht marrëveshjeves si parim e konsiderova të drejtë. Si vendim është pjesë e marrëveshjes. Shpresoj që Qeveria e ka të qartë se cfarë do të bëjë tash e tutje. Qeveria duhet ta menaxhojë situatën. Shpresojë e dua të besojë që dikush ka një plan për përfundimin e kësaj teme. ‘’/PERISKOPI

Shpërndaje në: