Abdixhiku: Për Zotin, Doku është më i miri e më i përzemërti në Llap

Abdixhiku: Për Zotin, Doku është më i miri e më i përzemërti në Llap

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si gati për çdo ditë, edhe sot e ka vizituar Podujevën.

Me këtë rast, ai u prit nga kandidati për kryetar nga partia e tij, Dr. Ekrem Hyseni, ku nga një ecje e tyre e zakonshme nëpër qytetet, u shndërrua një atmosferë e jashtëzakonshme festive e mbështetëse, për Hysenin dhe Abdixhikun.

Abdixhiku, i mahnitur nga kjo pritje, u drejtua para të pranishmëve dhe tha: Të dashur llapjanë, ju njerëz të mirë, të fjalës e të besës, me sot e vuloset fitoren e Dokut në Podujevë.

“Faleminderit nga thellësia e shpirtit për këtë mbështetje madhështore ndaj kryetarit tuaj të ardhshëm, Dr. Ekrem Hyseni” , u tha Abdixhiku.

“Për Zotin, Doku është më i miri e më i përzemërti në Llap”, potencoi Abdixhiku.

Shpërndaje në: