Abdixhiku përkujton masakrën e Srebrenicës: Ekzekutuesit kanë trashëgimi të fortë në Serbi

Abdixhiku përkujton masakrën e Srebrenicës: Ekzekutuesit kanë trashëgimi të fortë në Serbi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar gjenocidin në Srebrenicë, ku u masakruan mbi 8 mijë bura myslimanë.

Abdixhiku tha se ky gjenocid është shenja më e errët e historisë moderne, pasi “8.372 djem dhe burra u ekzekutuan nga forcat nacionaliste serbe”.

“Ekzekutuesit kanë një trashëgimi të fortë në Serbi sot; mohuesin e gjenocidit”, ka shkruar i pari i LDK-së në Twitter.

Atë se çfarë ka ndodhur në Srebrenicë, e ka përkujtuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se ajo çfarë ka ndodhur në Srebrenicë 27 vjet më parë nuk është asgjë më pak pos gjenocid.

Shpërndaje në: