Abdixhiku: Politeistët kanë marrë mjaft dhe s’po mund t’i dalin zot vendit

Abdixhiku: Politeistët kanë marrë mjaft dhe s’po mund t’i dalin zot vendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në hapjen e fushatës zgjedhore tha se më 17 tetor qytetari duhet ta refuzojë populizmin.

Abdixhiku tha se populistët kanë marrë mjaft dhe s’po munden t’i dalin zot vendit.

“Më 17 tetor refuzoni popullizmin. Fjalët e thata s’bëjnë punë.  Populistët kanë marrë mjaft dhe s’po munden t’i dalin vendit zot. Refuzoni edhe të korruptuarit sepse pushteti s’mund të jetë fole e keqpërdorimeve dhe keqpërdoruesve”.

Ai theksoi se duhen kryetarë dhe këshilltarë komunalë që kanë energji për punë dhe dashuri.

“Sot neve dhe juve na duhen kryetarë dhe këshilltarë që dinë edhe duan. Që janë edhe të pastër edhe të ditur. Që kanë energji për punë sa kanë dashuri për qytetarët e vet. Që kanë respekt “.

LDK hapjen e fushatës zgjedhore e ka bërë në mënyrë digjitale për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

Shpërndaje në: